LIBE publikon agjendën për Kosovën, përfshihet edhe raportimi i Tanja Fajon

Komiteti për Liritë civile, drejtësi dhe çështje të brendshme (LIBE) që funksionon në kuadër të Parlamentit Evropian ka publikuar agjendën për ditën e nesërme (30 gusht).

Në listën e temave që do të votohet në këtë komision është raportimi i përfaqësueses së posaçme të Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën, Tanja Fajon.

Fillimisht do të këtë miratim të rëndit të ditës, miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve, dhe pastaj nisin temat për të cilat do të votohet në këtë komision.

Nga agjenda bëhet e ditur që takimi nis nga ora 09:00 dhe do të përfundoj në ora 12:30 , transmeton Indeksonline.

Në këtë mbledhje të komitetit, do diskutohet për shtetasit e shteteve të cilat duhet të posedojnë viza gjatë kalimit të kufijve dhe atyre shtetasve të cilët janë përjashtuar nga kjo kërkesë, ku përmendet Kosova.

Pastaj, përditësimi për zbatimin e standardeve të mbetura nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave për Kosovën siç është e përshkruar nga raporti i progresit të 4 majit 2016.

Propozohet për një Rregullore të Parlamentit Evropian dhe Këshillit duke e amandamentuar rregulloren (EC) Nr 539/2001 ku renditen vendet e treta, shtetasit e të cilëve duhet të kenë viza gjatë kalimit të kufijve të jashtëm dhe atyre shtetasve të cilëve janë të përjashtuar nga kjo kërkesë, siç është Kosova.

Fillimisht do të raportojnë Krisogon Kostas për buxhetin e BE-së, Skripek Branislav , dhe në radhë vije Tanja Fajon për çështjen e vizave për Kosovën.

Ndërsa, Ministrja e Integrimit Evropian në Qeverinë e Kosovës, Dhurata Hoxha për Indeksonline ka thënë se bazuar nga takimet e deritanishme, nuk presin befasi dhe janë optimist se vendimi do të jëtë pozitiv.

“Takimi i këtij komiteti mbahet sot ku ka diskutime për tema te ndryshme dhe nesër, me 30 gusht, nga ora 09:20 ku do te votohet me shumice mbi mandatin për te shkuar ne negociata me Këshillin dhe Komisionin, andaj dhe quhet votimi mbi mandatin për trialog. Sipas te gjitha takimeve qe kemi mbajtur deri tani me eurodeputet përkatës qe përfaqësojnë grupimet e ndryshme politike, nuk presim befasi dhe jemi optimiste se vendimi do te jete pozitiv”, ka thënë Hoxha për portalin.

Ky komitet ka 60 anëtarë dhe rreth 59 zëvendësues.

Ajo çka dallohet në këtë agjendë është se Kosova ende paraqitet me fusnotë