Libi, gjendet varr i ri masiv në Tarhuna

Një varr i ri masiv u gjet në qytetin jugperëndimor të Libisë, Tarhuna, i cili ishte çliruar nga milicia e komandantit renegat Khalifa Haftar, tha qeveria, transmeton Anadolu Agency (AA).

Autoriteti i Përgjithshëm për Kërkimin dhe Identifikimin e Personave të Zhdukur tha se varri u zbulua në një zonë të destinuar për projekt bujqësor.

Forcat e Haftarit dhe milicitë e lidhura me to kryen krime lufte dhe akte gjenocidi nga prilli 2019 deri në qershor 2020, sipas burimeve zyrtare.

Libia është shkatërruar nga lufta civile që nga rrëzimi dhe vrasja e ish-kreut të vendit Muammar Gaddafi në vitin 2011.

Më 5 shkurt, grupet politike rivale të Libisë ranë dakord gjatë bisedimeve të ndërmjetësuara nga OKB për të formuar një qeveri të përkohshme uniteti për të udhëhequr vendin në zgjedhjet në dhjetor, ndërsa Abdul Hamid Dbeibeh u caktua për të formuar një qeveri të re. /aa