Libi, shpëtohen mbi 120 migrantë nga vendet afrikane

Ekipe të rojës bregdetare që veprojnë në Qeverinë libiane të Unitetit Kombëtar (GNA), në ujërat e rajonit Ebu Kemmasa, në kufirin me Tunizinë, janë shpëtuar më shumë se 120 migrantë, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga Roja bregdetare e Libisë thonë se mes 121 migrantëve të cilët u shpëtuan nga një varkë e prishur, ndodheshin një numër i madh i grave dhe fëmijëve.

Migrantët në mënyrë të sigurtë janë dërguar në bazën e Rojës bregdetare në Triipoli, ku u është ofruar ndihma e nevojshme. Ata theksuan se migrantët ishin me origjinë nga vende të ndryshme afrikane.

Ekipet në terren edhe dje në bregun perëndimor të Libisë shpëtuan 119 migrantë. Sipas burimeve ndërkombëtare dhe lokale, në Libi kanë gjetur strehim migrantë nga 24 vende të botës. Në mesin e tyre 95 për qind e atyre që vijnë nga vendet afrikane dhe përmes Mesdheut synojnë të arrijnë në Evropë.