Liga e Kampionëve e UEFA-s vazhdon me ndeshjet e para të raundit të dytë eliminator

Ndeshjet e para të raundit të dytë eliminator të sezonit 2022-23 në Ligën e Kampionëve të UEAF-s do të fillojnë nesër, raporton Anadolu Agency (AA).

Nesër dhe të mërkurën (19-20 korrik) do të zhvillohen gjithsej 12 ndeshje, në raundin e dytë kualifikues të turneut më të madh të futbollit evropian në nivelin e klubeve.

Klubi turk Fenerbahçe, i cili në turne do të marrë pjesë duke filluar nga ky raund, do të luaj me Dinamo Kievin ukrainas të mërkurën.

Ndërkohë klubi nga Maqedonia e Veriut, Shkupi, do të përballet me Dinamo Zagrebin e Kroacisë nesër në orën 21:00.

Programi i ndeshjeve është si në vijim:

Nesër:

18.00 Qarabağ (Azerbajxhan)-Zürich (Zvicër)

18.00 Zalgiris (Lituani)-Malmö (Suedi)

18.00 Pyunik (Armeni)-Diddeleng (Luksemburg)

19.45 Ludogorets (Bullgari)-Shamrock Rovers (Republika e Irlandës)

19.45 Midtjylland (Danimarkë)- AEK Larnaca (Administrata e Qipros Greke)

20.45 Linfield (Irlanda e Veriut)-Bodo/Glimt (Norvegji)

21.00 Dinamo Zagreb (Kroaci)-Shkupi (Maqedoni e Veriut)

20 korrik e mërkurë:

18:00 HJK (Finlandë)-Viktoria Plzen (Çeki)

19:00 Maccabi Haifa (Izrael)-Olympiakos (Greqi)

20:00 Ferencvaros (Hungari)-Slovan Bratislava (Sllovaki)

20:00 Dinamo Kiev (Ukrainë)-Fenerbahçe (Türkiye)

20.15 Maribor (Slloveni)-Sheriff (Moldavi)