Liga e Kampionëve vazhdon me dy super ndeshje

Sonte (e mërkurë) do zhvillohen edhe dy ndeshje tjera mjaftë interesante në kuadër të fazës së eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve.

Përballja më interesante do jetë në Itali, ku Atalanta e pret Real Madridin, shkruan lajmi.net.

Dy skuadrat kanë seri pozitive në ndeshjet e fundit dhe synojnë të vazhdojnë me këtë ritëm që të kenë avantazhin edhe në ndeshjen kthyese.

Nga ana tjetër, Manchester City është mysafir i Borussia Monchengladbach, edhe pse ndeshja zhvillohet në stadium neutral, me saktësisht në Budapest.

Të dy takimet nisin në ora 21:00.