Limaj e pranon se Vetëvendosje është partia e parë

Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj në emisionin “Zona e Debatit” në Klan Kosova ka folur për rezultatin e zgjedhjeve të 11 qershorit.

Ai ka thënë se Lëvizja Vetëvevendosje si subjekt politik pa dyshim se është e para.

Sipas tij, VV arriti një fitore të jashtëzakonshme. “Shfrytëzohë rastin që ta uroj për këtë fitore të jashtëzakonshme”, tha ai raporton Gazeta Blic.

Megjithatë, sipas tij fitues i zgjdhjeve është koalicioni PDK- AAK- NISMA. Limaj ka thënë se Nisma i jep mbështetje të fuqishme Ramush Haradinaj për kryeministër.