Lingard nuk largohet nga Manchester United

Manchester United ka në plan ta mbajë Jesse Lingardin.

Sipas medieve angleze, drejtuesit e “Djajve të Kuq” janë në “kontakte të drejtpërdrejta” me babanë e lojtarit për të provuar arritjen e një marrëveshjeje.

Oferta e parë që iu bë sulmuesit u refuzua, por drejtuesit e klubit do të tentojnë t’ia mbushim mendjen me një ofertë të re.