Liria kthehet në Superligë pas katër vitesh, Ferizaj bie në Ligën e Parë

Liria ka mposhtur në barazh Ferizajn përmes penalltive, pasi koha e rregullt dhe vazhdimet nuk prodhuan gola, për tu rikthyer kështu në Superligën e Kosovës.

Në ndeshjen e barazhit për Superligë, Liria e mposhti Ferizajn pas gjuajtjes së penalltive. Koha e rregullt dhe vazhdimet nuk dhanë gola.

Në penallti, Liria fitoi 3:0. Më meritori ishte portieri i Lirisë, Drilon Hodaj, që priti dy penallti.

Ferizaj kështu kthehet në Ligën e Parë pas një viti në Superligë. Ndërsa, Liria inkuadrohet në Superligën e Kosovës pas katër viteve.