Lirohen nga spitali i Kroacisë edhe dy bashkatdhetarë, kurse tre tjerë do të lirohen nesër

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka njoftuar se janë liruar nga spitali i Kroacisë është dy bashkatdhetarë që pësuan lëndime gjatë aksidentit që ndodhi të dielën që lamë pas.

Përpos kësaj Sveçla ka bërë të ditur se edhe tre të tjerë do të lirohen gjatë ditës së nesërme.

Ministri Sveçla shkroi poashtu se ndan dhimbjen me familjarët e viktimave të aksidentit në Slovanski Brod, ku sot shumë prej tyre veçse janë varrosur tashmë në vendlindje.

“Përderisa gjatë tërë ditës ndajmë dhimbjen me familjarët e viktimave të aksidentit në Sllavonski Brod, të cilët u sollën sot dhe po varrosen në vendlindjet e tyre, lajme të mira vijnë nga Kroacia. Dy bashkëkombës u liruan nga spitali e tre lirohen nesër kurse edhe Muharremi ka dal nga kujdesi intensiv dhe është në gjendje stabile. Gjithë të lënduarve shërim sa më të shpejt, e familjarëve të viktimave forcë për ta përballuar dhimbjen”, ka thënë ai.

Aksidenti tragjik ndodhi të dielën kur autobusi i kompanisë ‘Deva Tours’ doli jashtë rrugës dhe si pasojë 10 persona humbën jetën e shumë të tjerë u lënduan.

Nga raportimet e para u theksua se shoferin e kishte zënë gjumi dhe kësisoj kishte humbur kontrollin mbi autobusin të cilin po drejtonte nga Frankfurti për në Prishtinë.