Lirohen pesë serbët e arrestuar sot

Para pak çastesh janë liruar pesë serbët e arrestuar në Gjilan.

Ata janë liruar pas intervistimit nga Policia e Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Jetish Maloku.

Pesë të arrestuarit ishin të dyshuar për “veprimtari kundër sigurisë në Kosovë”.