Miku im i shtrenjtë, mos u ligështo
T’i bindësh të pabindurit mos u mundo
Vepra jote, nga zemra ka buruar
Shpirtrat e korruptuar i ka trazuar
Njerëzit e drejtë dhe të kulturuar
Pa asnjë argument gjithmonë janë sulmuar
Ti e di të vërtetën, e ndjen me zemër
Të tjerët nuk të afrohen as deri në thembër
Qëndro i palëkundur si një lis i fortë
Shumë shpejt do të jesh si qershia mbi tortë
Helmi në gjuhët e tyre, vet ata i mbytë
Do t’ua helmoj zemrën dhe verboj sytë
Ata që të sulmojnë, shpejt do ta mësojnë
Çfarë ylli ndriçues je, mirë do ta kuptojnë
Mos u ndal kur të thonë JO
Sfido veten dhe vazhdo me PO
Bota ka nevojë për ty dhe angazhimin tënd
Ndjehu krenar dhe vepro anekënd
Data: 3 Shkurt 2025
Autor: Z.V.








