Në La Liga janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së 16-të.
Është Barcelona që ka shënuar fitoren e radhës, duke e mposhtur 4-0 La Corunan.
Pas kësaj fitore, Barcelona kryeson me 42 pikë, gjashtë më shumë se ndjekësit e Atletico Madridit.
Edhe pse nuk shënoi këtë xhiro, Messi kryeson në listën e golashënuesve me 14 gola.