Lituania vendos të ndërtojë mur në kufi më Bjellorusinë

Parlamenti i Lituanisë ka votuar për ndërtimin e një muri në kufi me Bjellorusinë për të ndalur hyrjen e emigrantëve nga Iraku, Afganistani dhe vendet e tjera jashtë Bashkimit Evropian.

Mbi 4 mijë emigrantë kanë hyrë në Lituani ilegalisht nga Bjellorusia këtë vit duke shënuar një numër rekord.

Zyrtarët e vendit anëtar të BE akuzojnë ata bjellorus se kanë shtyrë emigrantët drejt kufirit, pretendim që Bjellorusia e mohon.

Lituania është vendi që ka përkrahur aktivistët opozitarë, gjë e cila ka sjellë zemërimin e presidentit, Aleksandër Lukashenko.

Kalimi masiv i emigrantëve drejt Lituanisë, Letonisë dhe Polonisë ka nisur që pas sanksioneve të reja të BE-së ndaj Bjellorusisë.

Lukashenko ka mbajtur qëndrimin se nuk do të pranojë emigrantë të kthyer nga fqinjët baltikë.

Lituania parashikon të ndërtojë një gardh katër metra të lartë prej metali dhe me tela me gjemba që pritet t’u kushtojë 152 milionë euro.

Gjithashtu qeveria ka bërë të ditur planin për t’u ofruar emigrantëve që pranojnë të largohen drejt vendit të origjinës një shumë prej 300 euro. /euronews