Liverpool fiton pa telashe ndaj Rangers

Liverpool është kthyer te fitorja në Champions League.

Skuadra e Liverpool ka marrë tri pikë të reja në grupin e saj, duke mposhtur skuadrën e Rangers me rezultatin 2:0, shkruan lajmi.net.

Ndeshja nisi mjaft mirë për ‘Reds’, të cilët kaluan në epërsi falë brilancës së Trent Alexander-Arnold.

Arnold shënoi nga gjuajtja e lirë, kur po luhej minuta e 7’.

Liverpool gjeti golin edhe një herë në pjesën e dytë, me anë të Mo Salah, i cili ishte i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Me këtë fitore, Liverpool shkon në gjashtë pikë për pozitën e dytë në grup, kurse Rangers mbeten pa pikë në pozitën e fundit.