Liverpool humb në shtëpi nga Fulham

Fulham ka bërë befasinë e javës duke mposhtur në udhëtim kampionin e Anglisë, Liverpool.
“Reds” nuk janë fare në formën e duhur, duke mos fituar në pesë ndeshjet e fundit në shtëpi në kuadër të Premierligës, shkruan lajmi.net.

Fulham ia doli që me rezultat minimal 0 – 1, të arkëtoi pikët e plota.

Goli i Lemina në fundin e pjesës së parë, ishte i mjaftueshëm që Fulham të dal fitues në këtë përballje (45′).Pas kësaj humbje, Liverpool renditët në pozitën e shtatë me 43 pikë, derisa Fulham në vendin e 18-të me 26 sosh.