Liverpool shënon fitore ndaj Burnley, afrohet në 1 pikë me liderët e Man City

Liverpool ka shënuar një fitore jashtëzakonisht të rëndësishme para tifozëve të vet në ‘Anfield’.

“The Reds” kanë triumfuar me rezultatin 4:2 kundër skuadrës së Burnley, në kuadër të xhiros së 30-të në Premierligë.

Golin e parë në këtë takim e realizuan mysafirët, me anë të Ashley Westwood, i cili realizoi direkt nga goditja nga këndi, shkruan lajmi.net.

Vendasit barazuan me anë të super sulmuesit brazilian, Roberto Firmino, i cili tundi rrjetën në minutën e 19’ të takimit.

Epërsinë për skuadrën e Jurgen Klopp dhuroi Sadio Mane, i cili shënoi vetëm 10 minuta pas golit të Firminos.

Në pjesën e dytë, ishte edhe një herë braziliani Roberto Firmino që në minutën e 67’ realizoi për 3:1.

Rezultati u ngushtua nga anëtari i Burnley, Gudmundsson, në minutën e 91′, për 3:2, por Mane në minutën e 93′ vulosi fitoren e ‘Reds’ kur shënoi për 4:2.

Me këtë fitore, Liverpool afrohet në vetëm një pikë me Manchester City, duke lënë gjithçka të hapur deri në fund të sezonit