Liverpool shkatërron Porton, fiton edhe Dortmund

Liverpool ka shënuar fitore në udhëtim te Porto me rezultat bindës 1 – 5.

“Reds” ishin më të mirë në fushë dhe me plotë meritë arkëtuan pikët e plota, shkruan lajmi.net.

Mohamed Salah hapi serinë e golave në minutën e 18-të.

Ndërsa, pas një asistimi të James Milner, Sadio Mane dyfishoi epërsinë (45′).Pjesa e dytë ishte edhe më interesante, ku u shënuan edhe tre gola.

Ishte sërish egjiptiani Mohamed Salah që realizoi golin e tretë (60′).Porto ngushtoi epërsinë përmes Taremit (75′), por pas vetëm tre minutave, Roberto Firmino realizoi për 1-4 (78′).

Braziliani nuk u ndal më kaq, duke shënuar sërish pas pesë minutave (83′).Me këtë fitore, Liverpool është lider me gjashtë pikë, derisa Porto renditët në fund me një sosh.

Ndërkohë, Dortmund me rezultat minimal ka mposhtur Sportingun.Ishte talenti Malen që u asistua nga Bellingham për golin e vetëm në këtë takim (37′).Me këtë fitore, Dortmund renditët në pozitën e dytë me gjashtë pikë, derisa Sporting në fund pa pikë./