Liverpooli fiton minimalisht ndaj West Hamit

Liverpooli ka shënuar fitore të shtunën në “Anfield” duke e mposhtur West Hamin me rezultatin 1:0.

Me këtë fitore Liverpooli mban hapin për titull të kampionit.

Golin e tri pikëve në këtë takim e shënoi Sadio Mane.

Sulmuesi senegalez shënoi në minutën e 27-të. U asistua nga Trent Alexander-Arnold.

Me këtë fitore Liverpool është në pozitën e dytë me 63 pikë të tubuara.

West Hami është në pozitën e pestë me 45 pikë.