Liverpooli merr fitore në frymën e fundit për vendin e parë

Liverpooli ka shënuar fitore ndaj Wolves si mysafir me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 15-të në Ligën Premier.

Pjesa e parë ishte e varfër më raste, ku veçohet vetëm ai i Diogo Jota, që nuk arriti të shënojë.

Me të filluar pjesa e dytë, rastet ishin më të shpeshta, ku fillimisht Josa Sa bëri një pritje të madhe ndaj Thiagos.

Wolves rrezikoi me Leander Dendoncer në minutën e 60-të, por pa sukses.

Rasti më i mirë në ndeshje ishte ai i Jota që nuk arriti të shënojë edhe pse pa portier, ku njëri nga mbrojtësit largoi topin nga vija.

Në minutat e fundit Liverpool kishjte rast të fitojë ndeshjen, por Salah dhe Mane nuk ishin të saktë.

Kur pritej që ndeshja të mbyllej në skenë doli Divock Origi që mori një pasim nga Salah duke shënuar për 1-0.

Më gola nuk kishte dhe Liverpool mori një fitore të madhe ndaj Ëolves që e kthen në vendin e parë me 34 pikë.