Liverpooli merr pikët e plota kundër Atletico Madridit

Ekipi i Jurgen Kloop ka arritur një fitore shumë të rëndësishme.

Liverpool ka arritur të mposht Atletico Madridin me rezultatin 2-3, shkruan lajmi.net.

Mysafirët e nisën ndeshjen në mënyrë fantastike duke arritur të kalojnë në epërsi në min e 8′ përmes Mohamed Salah.

Vetëm pak minuta më vonë, Naby Keita arriti të shënojë për 0-2.

Në vazhdim Madrilenët morrën inciaitivën e ndeshjes duke u rikthyer në lojë ne min e 2-‘ me golin e Antoine Griezmann.

Griezmann shënoi sërish në min e 32’ për të barazuar rezultatin në 2-2.

Në pjesën e dytë gjërat u vështirësuan për vendasit pasi në min e 52′ u ndëshkua me karton të kuq Griezmann pas një ndërhyrje të ashpër në Roberto Firminon.

“The Reds” morrën iniciativën dhe nisën sulmet drejt portës së Jan Oblak.

Vendimtarë doli të jetë Mohamed Salah që shënoi në min e 78′ për t’i dhurar një fitore të madhe ekipit të tij me rezultat 2-3.

Tani Liverpooli prin në grupin B me nëntë pikë, ndërsa Atletico mbetet e dyta me katër pikë.