Liverpooli mposht në shtëpi Atletico Madridin, Interi dhe Man City arrijnë fitoret e radhës

Janë luajtur sonte ndeshjet e radhës në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e Liverpoolit ka arritur të mposht Atletico Madridin me rezultat 2-0, shkruan lajmi.net.

The Reds ishin më dominues që nga fillimi dhe arritën të kalojnë në epërsi në min e 13′ me golin e Diego Jotas.

Vetëm pak minuta më vonë Sadio Mane dyfishoi epërsinë me golin e realizuar në min e 21′, për rezultatin e pjesës së parë 2-0.

Edhe pjesa e dytë i takoi në tërësi Liverpoolit që patën më shumë raste.

Përkundër rasteve, gola më nuk pati dhe kështu ekipi anglez fitoi me rezultat 2-0.

Me këtë fitore tani Liverpooli siguron kualifikimin në fazën 1/16 të Ligës së Kampionëve pasi ka 12 pikë në grupin B, ndërsa Atletico ka katër sosh në vendin e tretë.

Në duelet tjera Interi ka marrë një fitore shumë të rëndësishme ndaj Sheriff Tiraspol 1-3.

Man City fitoi 4-1 kundër Club Brugge, kurse PSG u ndal në barazim 2-2 kundër Leipzigut.

Këto janë rezultatet e të gjitha ndeshjeve që u luajtën nga ora 21:00.