Me aktivitete të ndryshme në qytetin e Mitrovicës janë kujtuar të zhdukurit gjatë luftës në Kosovë.
104 qytetarë nga kjo komunë ende rezultojnë të zhdukur.
Në oborrin e Gjimnazit “Frang Bardhi” në këtë qytet janë vendosur 104 karrige, me 104 emrat e të zhdukurve.
Kryetari i kësaj komune, Faton Peci ka thënë se Mitrovica është ndër komunat me numrin me të madhë që ende nuk di për fatin e qytetarëve të saj.
Ai ka thënë se më e pakta që mund të bëhet është që ata të kujtohen dhe mos të lejohet harresa kolektive e sakrificës për liri.
Këshilltari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Kushtrim Gara i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare për presion ndaj Serbisë, që të hap arkivat dhe të jap informacione për të zhdukurit gjatë luftës në Kosovë.







