Liverpooli shënon fitoren e katërt radhazi

Liverpooli ka shënuar fitoren e katërt radhazi në Ligën Premier. Viktimë e The Reds ishte skuadra e Swansea, që u mposht në shtëpi me rezultat 2-1.

Swansea e nisi dukshëm më mirë takimin, kur në minutën e tetë Fer kaloi vendasit në epërsi (8’).

Deri në fund të pjesës së parë nuk pati ndryshim në rezultat, teksa Liverpooli dominoi fuqishëm në fillim të pjesës së dytë.

Një gol të bukur shënoi Firmino në minutën e 54 për të barazuar në 1-1.

Tentimet e Liverpoolit për të shënuar një tjetër fitore me rëndësi nuk u ndalën, dhe një penalti të akorduar në minutën e 83-të, e konkretizoi me gjakftohtësi James Milner për 2-1 dhe rezultatin përfundimtar të këtij takimi.

Me fitoren e katërt radhazi, Liverpooli ka 16 pikë në vendin e dytë, dy pikë më pak se Manchester City që të dielën i shkon Tottenhamit në White Hart Lane.