Llapi eliminon Prishtinën, kualifikohet në finale të Kupës së Kosovës

KF Llapi ka arritur që të eliminojë Prishtinën në gjysëmfinalen e Kupës së Kosovës, pasi ka fituar me rezultat të përgjithshëm 5 – 4.

Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina u tregua më e mirë dhe kësisoj siguroi kualifikimin tutje, raporton lajmi.net.

Ishte Gavazaj që zhbllokoi rezultatin duke realizuar nga pika e bardhë qysh pas pesë minutave (5′), por vendasit u këndellen shpejtë dhe barazuan rezultatin përmes Ahmed Januzit (16′).

Prishtina e riktheu epërsinë në 1-2 përmes Mërgim Pefqelit i cili realizoi gol të bukur.

Llapi barazon në 2-2 përmes Muhamed Hysenit dhe me këtë gol u mbyll ndeshja e dytë me rezultat 2-2.

Skuadra llapjane fitoi 3-1 në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku tani pret fituesin e takimit Dukagjini – Istogu për të mësuar kundërshtarin e finales.