Llapi mbron titullin e Kupës së Kosovës, pasi mposhtën me dy supergola Dritën

Llapi ka arritur të fitojë Kupën e Kosovës, ndaj Dritës.

2:1 ka përfunduar finalja e Kupës së Kosovës, në favor të Llapit. Ekipi nga Podujeva ka fituar për herë të dytë radhazi këtë kupë, ndaj Dritas.

Ishte fillimisht Francisco Rivera ku shënoi një supergol në minutën e 6` të ndeshjes, nga gjuajta e lirë.

Pas plotë 31 minutave vendasit shënuan me anë të Hamdi Namanit në minutën e 37`të lojës, për të barazuar rezultatin në 1:1.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, shkruan lajmi.net.

Pjesën e dytë sërish më mirë e nisën llapjanët.

Pasi në minutën e 48` shënoi Arbnor Ramadani me një goditje fenomenale nga jashtë zona, për t`i dhuruar epërsinë Llapit.

Drita kishin mundësi të barazonin, por nuk u treguan të saktë.

Në anën tjetër ekipi nga Podujeva gjithashtu, mund të shënonin edhe golin e tretë, por u mungoi konkretizimi.

Kështu Llapi fiton për herë të dytë radhazi Kupën e Kosovë, pasi edhe vitin e kaluar u shpallën kampion ndaj Dukagjinit.