Llapi mbush stadiumin, por nuk avancon tutje

Ekipi kosovar, Llapi janë eliminuar nga Liga e Konferencës nga skuadra malazeze, Buducnosti.

Ndeshja në mes Llapit dhe Buducnostit u mbyll baras 2:2, në ‘Fadil Vokrri’, ndërsa rezultati i dy ndeshjeve është 2:4.

Atmosfera mjaft e mirë nga tifozët në ‘Fadil Vokrri’ nuk arriti të ndihmojë ekipin e Llapit të kalojnë tutje.

Kështu, duke u eliminuar në raundin e parë të vlefshëm për kualifikuese në Ligën e Konferencës nga ekipi malazezë, transmeton lajmi.net.

Gjatë gjithë takimit ndeshje më të mirë zhvilluan vendasit, por nuk u treguan konkret me raste.

Të parët në avantazh kaluan ekipi mysafirë, ku në minutën e 23` shënuan me anë të Djukanovic.

Pak minuta pa përfunduar pjesa e parë u akordua penallti për Llapin, e që u saktë u tregua Alef Firmino.

Pjesa e dytë më mirë nisi për mysafirët, pasi gjetën sërish golin me anë të Djukanovic, në minutën e 63`të ndeshjes.

Ishin përsëri llapjanët që nuk u dorëzuan dhe barazuan rezultatin.

Albijon Kurtaj pas një goditje mjaft të mirë, arriti të tund rrjetën e malazezëve.

Pas këtij goli ekipi nga Podujeva kërkonin të gjenin sërish golin, kishin mundësi pak minuta pa përfunduar takimi të shënonin nga pika e bardhë, por nuk arritën.

Ishte Alidema që nuk u tregua i saktë nga 11- metërshi.

Kështu pas Gjilanit, Llapi janë klubi i dytë kosovar që eliminohen nga garat evropiane.