Llapi mposhtet nga Buducnosti, e pret shumë punë në ndeshjen kthyese

Llapi ka pësuar humbje nga Buducnositi në Podgoricë me rezultat 2-0, në ndeshjen e vlefshme për raundit e parë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Llapjanët nuk ishin në më të mirë e tyre, duke rrezikuar vetëm në herë portën për 45 minuta, ndërsa pranuan dy gola dhe një karton të kuq.

Në minutën e 23-të u hap ndeshja kur Lazar Mijovic shënoi për 1-0.

Llapi mbeti me dhjetë lojtarë kur Bienor Neto u ndëshkua direkt me karton të kuq në minutën e 30-të.

Nga ai aksion vendasit shënuan për 2-0 me Uros Ignjatovic.

Përkundër që ishte me një lojtar më pak, Llapi arriti të mbahej dhe të mos pranonte më gola.

Në fund, ndeshja u mbyll me shifrat 2-0.

Javën tjetër, Llapi do ta presë në Prishtinë, në stadiumin “Fadil Vokrri” Buducnostin dhe do t’i duhet një super paraqitje për të vazhduar tutje në raundin e dytë kualifikues.