Logos-A sjell romanin Zemra më mbeti në Kuds/Jerusalem

Libri: Zemra më mbeti në Kuds/Jerusalem
Autor: Ahmet Turgut
Përktheu: Rubin Hoxha
Faqe: 524

Logos-A vazhdon të pasurojë bibliotekën e lexuesit me autorë të ndryshëm. Këto ditë doli nga botimi romani “Zemra më mbeti në Kuds/Jerusalem” nga autori Ahmet Turgut. Autori e formësoi romanin duke parë perspektivat e njerëzve që i përkasin feve të ndryshme, përpiqet të tregojë se si besimet fetare janë përhapur në këtë hapësirë të bekuar dhe në çfarë mase këndvështrimet e njerëzve për Kudsin/Jerusalemin ndryshojnë, por gjithnjë duke ndenjur besnik ndaj fakteve.

Logos-A
Frymëzimi vazhdon…