Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit u mbyllën me një ceremoni madhështore në stadiumin e famshëm Bird’s Nest në Pekin.
Të pranishmëve iu drejtua Presidenti i Kinës Xi Jinping, si dhe Presidenti i Komitetit Organizativ të Lojërave Chai Chi, ndërsa Lojërat u mbyllën zyrtarisht nga Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) Thomas Bach.
“Ju keni treguar forcën e shpirtit olimpik, keni respektuar dhe mbështetur njëri-tjetrin, keni kapërcyer të gjitha ndarjet dhe keni treguar se ne jemi të gjithë të barabartë në këtë komunitet. Fuqia bashkuese e shpirtit olimpik është më e fortë se forcat që përpiqen të na përçajnë. Liderët do të frymëzohen nga mesazhi juaj i solidaritetit dhe paqes”, tha Bach.
Flamuri i Lojërave u mor nga kryebashkiakët e Milanos dhe Cortina D’Ampezzo, të cilët janë organizatorë të Lojërave në vitin 2026. /euronews







