Lojtarët që Barcelona synon t’i shesë për ta mundësuar rikthimin e Messit

Rikthimi i Lionel Messit në Barcelonë është një ëndërr e klubit dhe tifozëve katalonas.

Argjentinasi përfundimisht do të largohet nga Paris Saint-Germain, por nuk dihet se ku do ta vazhdojë karrierën.

Barcelona do të tentojë që të krijojë kushtet e duhura për rikthimin e shtatë herë fituesit të Topit të Artë.

Katalonasit do të tentojnë të shesin Franck Kessie, Eric Garcia, Ferran Torres, Marcos Alonso dhe Raphinha, me qëllim që të krijojnë fonde për transferimin e Messit.