Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Londra ‘bëhet’ Palestinë – VIDEO

Londra ‘bëhet’ Palestinë – VIDEO

 

Qindra e mijëra njerëz në Londër marshuan nga Park Lane për të bërë thirrje për një armëpushim në Gaza, që përkon me Ditën e Armëpushimit.

Në fillim u mbajtën dy minuta heshtje.

Pavarësisht se policia u përball me agresionin e kundër-protestuesve në Whitehall, heshtja u respektua.

Në Chinatown, kundër-protestuesit hodhën raketa dhe shishe ndaj oficerëve, duke rezultuar në arrestime për posedim të një thike dhe një shkopi.

Një grup i madh kundër-protestuesish u arrestua pranë urës Westminster.

Marshi pro-palestinez do të vazhdojë në ambasadën e SHBA në Vauxhall, pa asnjë incident të raportuar në lidhje me këtë pjesë të marshimit deri më tani.

Tubime të ngjashme pritët të mbahen edhe në qytete tjera Britanike.