Loriana Kuka rrëmben medaljen e argjendtë në Maroko

Loriana Kuka e ka fituar medaljen e argjendtë në Maroko.

Përfaqësueses së Kosovës në Xhudo i është shtuar edhe një medalje.Loriana Kuka u mposht në finale të Grand Prixin në Marrakech nga Anna Maria Wagner me një rezultat tejet të ngushtë, 1 me 0 në poena, raporton lajmi.net.

Përballja mes xhudistes kosovare dhe asaj gjermane u zhvillua në kategorinë e -78 kilogramëve.Për të kaluar në finale, Kuka mposhti gjermanen tjetër, Luise Malzahn, por që ishte e pafat në finale, por që rrëmbeu medaljen e argjendtë.