Lotus shiti vetëm 576 makina në 2022, si shkak nga puna mund të largohen deri në 200 punëtorë

Pasi prodhimi i modeleve Elise, Exige dhe Evora përfundoi në vitin 2021, modeli i vetëm i prodhuar nga Lotus në vitin 2022 ishte Emira.

Sa i përket Eletre, SUV-së elektrike të markës me bazë në Norfolk, ajo nuk arriti të futet në linjën e prodhimit deri para disa muajsh, përderisa Type 133, sedani rivalizues i Porsche Taycan nuk do të arrij tek klientët deri në fundin e 2024-shit.

Për ta bërë situatën edhe më të rëndë, në gjysmën e dytë të vitit 2022 kishte probleme me zinxhirin furnizues, gjë që e ngadalësoi edhe më tepër fazën e dërgesave, raporton Motor 1.

Si pasojë e saj, Lotus kishte arritur të bëjë shitjen dhe dërgesën e vetëm 576 veturave vitin e kaluar, një rënie e madhe kjo në krahasim me vitin 2021 kur kishin arritur të bënin dërgesën e 1,566 veturave.