Luan Ukëhaxhaj triumfon në garat e e Bodybuilding në Budapest

Luan Ukëhaxhaj ka arritur të fitojë në garat e Bodybuilding në Budapest në dy kategori, duke u renditur i pari dhe i dyti.

Ukëhaxhaj kështu ka arritur të përfaqësojë në mënyrë të denjë Kosovën.

I lindur 26.02.1988, Ukëhaxhaj trashëgoi dashurinë për fitnes nga babai i cili ishte pjesëmarrës në garat e Bodybuilding në Kosovë. Gjatë karrierës së tij deri më tani Luani është i kualifikuar si:

Trajner i Bodybuilding dhe fitness

Kampion i Kosovës në kategorinë Men’s Physique +178-2016

Kampion i Kosovës në kategorinë Men’s Physique +178-2019