Luani dhe gomerët

Thuhet se një ditë, luani ndërmori një sulm të beftë dhe pushtoi burimin e ujit, në luginën e gomarëve. Njëri nga gomarët propozoi një kundërsulm të shpejtë mbi luanin që të rimarin burimin e ujit.
Por, një tjetër ndërhyri dhe propozoi që kopeja e gomarëve të zhvendosej në një kullotë tjerët, ku kishte dhe burim uji, duke ia lënë burimin e tyre luanin pushtues.
I pari i fisit të gomarëve tha:”Nuk ia kemi takatin të ndeshemi me luanin, ama mund të ulemi në tryezën e bisedimeve dhe të negociojmë me të.”
Ashtu ndodhi.
Luani, nga pozita e më të fortit, kërkoi që çdo ditë të hante nga një gomar, kundrejt lejes së tij që kopea e gomarëve të furnizohej me ujë.
Pas një farë kohe, nuk mbeti gjallë veçse i pari i fisit dhe familja e tij, të cilët panë ç’panë dhe mblodhën plaçkat të emigrojnë. Por, luani u zuri pritë dhe i hëngri dhe ata. Në çastet e fundit, i pari i fisit tha:”U hëngrëm që ditën që u ulëm të bisedojmë me luanin.”

Nga: Elmaz Fida