Lucid hap fabrikë në Arabinë Saudite

Prodhuesi i automjeteve elektrike Lucid Group deklaroi të mërkurën se kishte hapur fabrikën e tij të parë ndërkombëtare të prodhimit në qytetin Jeddah të Arabisë Saudite, sipas një marrëveshjeje të krijuar për të çuar më tej shtytjen e vendit për prodhimin e veturave elektrike.

Lucid njoftoi planet për fabrikën e saj në qytetin Jeddah vitin e kaluar dhe tha se mbretëria kishte nënshkruar një marrëveshje për të blerë deri në 100,000 automjete nga kompania gjatë 10 vjetëve, transmeton Telegrafi.

Në vitin 2022, mbretëria lansoi brendin e saj të parë për vetura elektrike Ceer.

Prodhuesi Tesla thuhet se gjithashtu është në diskutime të hershme për të hapur një fabrikë prodhimi në Arabinë Saudite.