Lufta në Ukrainë mund të jetë shkaktare për ngordhjen masive të delfinëve

Një rritje e vdekjeve të delfinëve në Detin e Zi mund të jetë shkaktuar nga lufta në Ukrainë, thonë shkencëtarët.

Studiuesit besojnë se ndotja e shtuar akustike në veriun e Detit të Zi, e shkaktuar nga rreth 20 anije të marinës ruse dhe aktivitetet e vazhdueshme ushtarake mund të ketë çuar delfinët në jug drejt brigjeve turke dhe bullgare, ku ata janë ngecur ose kapur në rrjetat e peshkimit në një numër jashtëzakonisht të lartë.

Që nga fillimi i luftës, Turqia ka regjistruar një rritje të ngecjeve të delfinit të zakonshëm ( Delphinus delphis) përgjatë bregut të saj të Detit të Zi. Më shumë se 80 nga kafshët u gjetën të ngordhura në perëndim.

Hetimet fillestare zbuluan se rreth gjysma e këtyre delfinëve u vranë pasi u ngatërruan në rrjetat e peshkimit. /tiranapost