Tucker Carlson i thotë ambasadorit filosionist të SHBA-së në Jerusalem, Mike Huckabee:
Tucker: Dëgjoj shpesh të thuhet se Izraeli po lufton një luftë me shtatë fronte tani. Cilat janë ato shtatë fronte?
Mike: Po, ke Libanin, ke Egjiptin.
Tucker: Egjiptin!
Mike: Tani, Egjipti nuk është një luftë aktive, por ke Vëllazërinë Myslimane brenda Egjiptit. Ke Vëllazërinë Myslimane në Jordani. Ke Sirinë.
Tucker: Prit, ata po luftojnë me Jordaninë?!
Mike: Me Vëllazërinë Myslimane që është në Jordani, jo drejtpërdrejt me Jordaninë, jo me qeverinë e Jordanisë.
Tucker: Çfarë janë ata?
Mike: Ke Hezbollahun
Tucker: Në Liban.
Mike: Huthit
Tucker: Në Jemen.
Mike: Ke Hamasin në Gaza, ke kërcënimet që vijnë nga Irani. Dhe sa bëhen këto?
Tucker: Janë shtatë.
Mike: Janë shtatë. Në rregull. Po të jap një të tetë. E di cili është i teti? Media.
Tucker: Uah!
Mike: Jo, unë do të të thosha se ka një front të tetë lufte që ata po e luftojnë.
Tucker: Sa gazetarë ka vrarë Izraeli në Gaza?
Mike: Nuk e di.
Tucker: Mbi 200. Kështu duket.
——-
Lufta në shtatë fronte në fakt është një retorikë që e has shpesh në qarqet kristiano-sioniste, si një interpretim i teksteve biblike të hershme dhe ato apokaliptike të luftës së ardhshme me shtatë mbretër apo mbretëri.
Edhe pse Mike Huckabee është ambasador i një shteti shekullar, ai e sheh luftën e Izraelit me sy biblik, apo më saktë me sytë e një interpretimi sa absurd e inkoherent, po aq edhe të pasaktë.
Tani, që ta vëmë edhe lexuesin në mendime, a ekzistojnë vërtet këto shtatë fronte që pretendon kjo retorikë dhe cilat janë ato?
Mjafton një analizë e thjeshtë e fjalëve të ambasadorit në fjalë, për ta kuptuar se sa e saktë është kjo.
__________
P.S.
Intervista e Tucker Carlson me Mike Huckabee
Narrativa e shtatë fronteve:
https://www.beithallel-israel.org/you-are-israels-prayer…/
https://www.c4israel.org.nz/news/dependent-on-god/
https://mycharisma.com/…/global-response-to-gaza-war…/
https://eastgateministries.com/view_sermon.php?id=762
Justinian Topulli








