Ballina Artikuj Lutja e Pejgamberit (a.s) pas kthimit nga Taifi

Lutja e Pejgamberit (a.s) pas kthimit nga Taifi

Hoxhë Halil Avdulli

Lutja pas kthimit të Pejgamberit a s nga Taifi, rezultat i mrekullisë së MI’RAXHIT

O ZOT!

Vetëm ty të ankohem. Unë jam i pafuqishëm dhe pa mjete. Populli im më shikon me sy të keq. Ti je Zot i të pafuqishmëve dhe i të varfërve, Ti je Zoti im. Në dorë të kujt po më len mua? Në dorë të të huajve që më hudhin jashtë, apo në dorë të armiqëve, që më mundojnë e më keqtrajtojnë në qytetin tim?

Nëse Ti nuk je i zemruar në mua, atëher mua më brengosë kjo që më bën armiku. Le të jetë mëshira Yte me mua. Unë kërkoj mbrojtje në dritën Tënde. Ti je ai që e zhdukë errësirën nga bota, Ti u dhuron paqën të gjithëve në këtë botë dhe në tjetren.

Të lutem o Zot, mos lejo, që hidhërimi dhe zemrimi Yt të bien mbi mua. Nuk ka fuqi dhe mbrojtje në botë, përveq Teje. O Zot, fale popullin tim se nuk dijnë.”

(Lutja e Pejgamberit s. s. pas kthimit nga Taifi)


Hoxhë Halil Avdulli