MacBook Pro i ardhshëm do të ketë procesor me 16 bërthama dhe 48GB RAM

Sipas Bloomberg, modelet iPhone 15 Pro që do të vinë muajin e ardhshëm, do të përmbajnë çipin Apple A17 i cili ka shumë ngjashmëri me M3 ndërtuar mbi arkitekturën 3-nanometër.

Përgjatë fundjavës Mark Gurman i Bloomberg hyri në detaje të Mac Mini ndërsa sot raportoi se modeli i segmentit të lartë 16-inç MacBook Pro do të vijë me çipin M3 Max që përmban 16 bërthama procesorike dhe 40 bërthama grafike me deri në 48GB RAM.

Modelet e reja MacBook (Pro dhe Air) si dhe Mac Mini me iMac pritet të debutojnë vitin e ardhshëm në Tetor dhe Gurman thotë se variantet 14 dhe 16-inç MacBook Pro do të mbërrijnë në 2024.

Sipas Bloomberg, modelet iPhone 15 Pro që do të vinë muajin e ardhshëm, do të përmbajnë çipin Apple A17 i cili ka shumë ngjashmëri me M3 ndërtuar mbi arkitekturën 3-nanometër.

Aktualisht modeli M2 Max ka 12 bërthama procesorike dhe 38 bërthama grafike. Ndërtimi i M3 në arkitekturën 3-nanometër të TSMC do të përkthehet në më shumë performancë dhe efikasitet.

M3 Max është modeli i segmentit të lartë ndërsa krahas tij Apple do të ndërtojë M3 me 8 bërthama procesorike dhe 10 grafike dhe M3 Pro me 12 bërthama procesorike dhe 18 bërthama grafike.

Kompjuterët e parë Mac me M3 do të vinë në Tetor siç është modeli MacBook Pro 13-inç.