Macron dhe Zelenskyy diskutojnë për situatën e centralit bërthamor Zaporizhzhia

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy në një bisedë telefonike diskutuan për situatën e centralit bërthamor Zaporizhzhia, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Pallati Elysee thuhet se dy liderët diskutuan për situatën e centralit bërthamor Zaporizhzhia dhe thanë se mbështesin punimet e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA).

Macron dhe Zelenskyy ranë dakord për çështjen e tërheqjes së forcave ruse për të garantuar rregullin dhe sigurinë e komplekseve bërthamore.

Në deklaratë thuhet se Macron ka marrë nga Zelenskyy informacione rreth ecurisë së luftës dhe nevojave të Ukrainës.