Macron kërkon garanci nga Putini për anijet me grurë në Ukrainë

Presidenti francez Emmanuel Macro, tha të martën se pas paketës së gjashtë të sanksioneve të Bashkimit Europian kundër Rusisë, asgjë nuk mund të përjashtohet përsa i përket sanksioneve shtesë në javët e ardhshme.

Në një bashkëbisedim me gazetarët pas një samiti të BE-së në Bruksel, ai tha se shpresonte që në ditët dhe javët e ardhshme mund të arrihet një marrëveshje me Rusinë për të lejuar më shumë eksporte të ushqimit nga Ukraina.

Macron tha se bisedimet e fundit mbi këtë çështje midis presidentëve rus dhe turk ishin “përfundime pozitive”, raporton Reuters.

“Shpresoj që ditët apo javët e ardhshme do të bëjnë të mundur zgjidhjen e kësaj situate”, tha Macron.

Gjatë bisedës së tij të fundit me presidentin rus Vladimir Putin dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz, Macron tha se ai kishte bërë një ofertë për t’i ofruar Putinit hartimin e një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që ofron lirimin e grurit nga portet detare të bllokuara të Ukrainës.

“Duhen dhënë garanci sigurie ukrainasve në mënyrë që anijet e tyre të mos sulmohen. Tani presim një përgjigje nga Rusia për këtë pikë dhe po lidhemi me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së”, tha Macron. /euronews