Macron: Ukraina duhet të rezistojë dhe të fitojë – VIDEO

Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se Ukraina duhet të fitojë luftën kundër Rusisë, pasi ai vizitoi qytetin e Irpin jashtë kryeqytetit Kiev, shkruan BBC të enjten.

“Franca ka qenë përkrah Ukrainës që nga dita e parë. Ne qëndrojmë me ukrainasit pa dykuptimësi. Ukraina duhet të rezistojë dhe të fitojë”, u tha Macroni gazetarëve në përgjigje të një pyetjeje mbi komentet e tij të mëparshme se Rusia nuk duhet të poshtërohet.

Duke qëndruar pranë ndërtesave të shkatërruara, të djegura, ai dhe udhëheqësit e Gjermanisë, Italisë dhe Rumanisë dukeshin të shokuar ndërsa dëgjonin një zyrtar ukrainas që shpjegonte se çfarë kishte ndodhur atje.

Më pas Macron u tha gazetarëve, “është një qytet heroik… i shënuar nga stigma e barbarizmit”.

Ukraina thotë se Rusia kreu mizori në shkallë të gjerë në Irpin. Rusia i mohon akuzat. /koha