Majlinda Kelmendi e Bronztë në “Tokio 2019”

Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e bronztë në Botërorin “Tokio 2019”.

Kelmendi ka arritur ta mposhtë Joana Ramosin nga Portugalia, transmeton koha.net.

Kjo ndeshje ishte shumë dramatike, pasi pas një përplasje në mes të tyre Joana u lëndua ndërsa ndeshja u shtye për disa minuta.

Fitueses së të artës olimpike i është shtuar edhe një medalje e Bronztë.