Mallorca e Muriqit humb në fund nga Celta

Vedat Muriqi ka luajtur gjatë tërë ndeshjes te Mallorca që e ka humbur në fund ndeshjen në udhëtim nga Celta Vigo me rezultatin 4:3 në La Liga. Muriqi u ndëshkua me karton të verdhë dhe siguroi një penallti për Mallorcan, që nuk arriti ta evitojë humbjen.

Celta e ka siguruar fitoren në minutën e shtatë të kohës shtesë nga penalltia, të cilën e realizoi Iago Aspas. Te rezultati 3:2, Muriqi siguroi penallti për Mallorcan që në minutën e 87-të barazoi rezultatin me Salva Sevillan, por dhjetë minuta më vonë shkaktoi penallti dhe e humbi ndeshjen.

Muriqi në minutën e 66-të u ndëshkua me karton të verdhë për sjellje josportive, ndërsa Mallorca mbetet në poziutën e 15-të me 26 pikë të mbledhura pas 27 xhirove të luajtura në La Liga. Për Muriqin, kjo ishte paraqitja e gjashtë në kampionat prejse iu bashkua Mallorcas në afatin kalimtar të janarit.