Man City avancon në gjysmëfinale të FA Cup

Manchester City ka triumfuar ndaj Evertonit në kuadër të çerekfinales në FA Cup.

Ndeshja pati intensitet dhe dinamikë nga të dyja skuadrat, por që pa mundur të “tundin” rrjetën e kundërshtarit, shkruan lajmi.net.
Allan u ndëshkua me karton të verdhë në min (23’) pas një ndërhyrje të ashpër në Ilkay Gundogan.

Në min (33’), Calvert-Lewin pati një rast të mirë, por Ederson lëshoi portën në kohë dhe pastroi gjithçka para vetës.

Në pjesën e dytë, City dominoi ndeshjen duke provuar të fitojë ndeshjen, ndërsa Evertoni mundohej të rrezikonte përmes kundërsulmeve.

Siç ka bërë shumë herë gjatë këtij sezoni, Ilkay Gundogan u bë protagonisti kryesor i Cityt.

Gundogan shënoi në min (84′) për të zhbllokuar rezultatin pas një ndeshje të vështirë.

Ndërsa Evertoni tentoi të barazonte, ishte Kevin De Bruyne i cili dyfishoi avantazhin e Cityt në min (90+2).

Rezultati përfundimtar, Everton 0-2 Manchester City. Tani, City shkon në gjysmëfinale të FA Cup ku i bashkohet skuadrës së Southamptonit.