Man City fiton me përmbysje ndaj PSG

Manchester City ka arritur që të përmbysë rezultatin ndaj Paris Saint-Germain dhe kështu të fitojë 2-1 në Paris.

PSG e fillojë më mirë ndeshjen, duke shënuar gol në minutën e 15-të përmes Marquinhos, raporton lajmi.net.

Ky gol erdhi nga goditja e këndit, ku Di Maria asistoi për golin e shënuar nga braziliani.

Në pjesën e parë, Man City nuk ishte aspak në nivel të dëshirueshëm, mirëpo arritën që të këndelleshin në pjesën e dytë.

Rrugën për një përmbysje ‘Citizens’ fillimisht e filluan përmes Kevin de Bruyne, i cili barazoi rezultatin në minutën e 64-të.

Vetëm pesë minuta më vonë, Riyad Mahrez shënoi një gol të shkëlqyeshëm nga goditja e këndit, për t’i dhënë epërsinë dhe epilogun përfundimtar ndeshjes.

Ndeshja e dytë gjysëmfinale mes Man City dhe PSG do të zhvillohet më 4 maj në Etihad Stadium.