Man City mposht pa vështirësi Man Utd

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola ka fituar derbin e Manchesterit.

Man City ka arritur të mposht Man Utd me rezultat 0-2, shkruan lajmi.net.

‘Citizens’ kaluan herët në epërsi në min e 7′ pas autogolit të realizuar nga Eric Baily.

Mysafirët vazhduan me lojë më të mirë dhe kishin disa mundësi të mira shënimi për të dyfishuar epërsinë.

Krejt në fund të pjesës së parë, në min 45′ ishte Bernando Silva që realizoi për t’i dërguar ekipet në pushim me rezultat 0-2.

Pjesa e dytë ishte më e ‘zbehtë’ sa i përket rasteve për shënim, por sërish mysafirët ishin për një nuanc më të rrezikshëm.

Kështu pas 90 minutave lojë, rezultati mbeti ai i njëjti 0-2 dhe Man City merr një fitore shumë të rëndësishme.

Me këtë fitore tani Man City ngjitet në pozitën e dytë me 23 pikë, ndërsa Man Utd është e pesta me 17 pikë.