Man City triumfon ndaj Peterborough, avancon tutje

Manchester City ka mposhtur në udhëtim Peterborough në kuadër të raundit të tetë të FA Cup.

“Qytetarët” kanë triumfuar me rezultat komod 0:2, shkruan lajmi.net.

Man City ashtu siç pritej dominoi në çdo aspekt, por që nuk i konkretizonin rastet e shumta.

Pjesa e parë përfundoi ashtu siç nisi, ngase asnjëra skuadër nuk e gjeti rrugën drejt golit.

Ishte Riyad Mahrez që hapi serinë e golave pas një asistimi të Phil Foden (60′).

Shtatë minuta më vonë, anglezi gjeti Jack Grealish që vulosi fitoren (67′).

Kështu, Man City me këtë fitore është kualifikuar në çerekfinale dhe pas hedhjes së shortit do e mësojë kundërshtarin.