Michael Carrick duket se ka ringjallur Manchester Unitedin.
Në ndeshjen e parë si trajner i United, edhe pse pak kush e priste, Carrick arriti të fitonte derbin lokal ndaj Manchester Cityt me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.
Skuadra e tij ishte superiore që nga fillimi i ndeshjes ndaj skuadrës së Pep Guardiolës.
Në pjesën e parë Manchester United arriti të shënoi dy gola, por ato u anuluan për pozitë jashtë loje, derisa në pjesën e dytë shënuan dy gola të tjerë të rregullt, gjë që i dhanë tre pikë.
Ishte minuta e 65-të kur Bryan Mbeumo i dha epërsinë ”Djakve të Kuq”.
Golin e sigurisë e shënoi Patrick Dorgu, në minutën e 76-të.
Me këtë fitore, Manchester United futet në Top4, të Premierligës me 35 pikë, derisa Manchester City mbetet në vendin e dytë në tabelë, me 43 pikë, gjashtë më pak se skuadra e Arsenalit, e cila sonte luan ndaj Nottingham Fores








